Running for Down Syndrome Albania to raise €2500 – Tirana Marathon

Daniel Nikolla

Daniel Nikolla

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email
– Nëse jeni dhurues individ, ju lutemi kryeni dhurimin tuaj në linkun si më poshtë me përshkrimin “Faleminderit o Maratonomak!

Down Syndrome Albania u krijua nga prindërit e Arbit, Kledjan dhe Emanuela Zaimi me misionin për të mbështetur zhvillimin e plotë të individëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Të promovojë dhe mbrojë të drejtat e tyre përmes vlerës së të drejtave të njeriut dhe bazuar në parimet e mos diskriminimit, dinjitetit të individit, pranimit dhe gjithëpërfshirjes duke rritur ndërgjegjësimin, advokuar dhe punuar me etikë dhe profesionalizëm të lartë në mënyrë transparente.

www.dsalbania.org

Së bashku me vrapues të tjerë të regjistruar për të marrë pjesë tek Maratona e Tiranës, në disiplina të ndryshme, kemi marrë nismën për të mbledhur 2500 EURO për Down Syndrome Albania. Në muajin e ndërgjegjësimit për sindromën down, dëshirojmë që nëpërmjet donacioneve tuaja të ndihmojmë misionin e organizatës e cila ekziston që të mundësoj ”një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse për individët me aftësi të kufizuara në Shqiperi.”

Misioni: Synojmë të mbledhim të paktën 2500 Euro për të siguruar shërbim terapeutik për fëmijët me sindromën Down që jetojnë në familje të varfëra dhe frekuentojnë Qendrën e Shërbimeve PRO PAK të Fondacionit Down Syndrome Albania.

Ne inkurajojmë komunitetin e biznesit që të sponsorizojnë vrapuesit me 2 paketat e ndryshme të donacionit.

50 EURO

Në shkëmbim logo e kompanisë tuaj do të vendoset në bluzën e cdo vrapuesi.

100 EURO (ose me shume sipas mundesise)

Në shkëmbim logo e kompanisë tuaj do të vendoset në bluzën e cdo vrapuesi dhe kompania juaj do të ketë postime në rrjetet sociale të ekipit tonë.

MËNYRAT E DONACIONIT

Për Biznese

Nëse jeni dhurues individ, ju lutemi klikoni në butonin më poshtë për të dhuruar me përshkrimin 

“Faleminderit o Maratonomak!” 

Për Individë

Nëse jeni biznes ju lutem na kontaktoni në info@dsalbania.org – ose në 

WhatsApp në numrin +355674885864

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on email
Email